Zëra Transformimi

Histori nga njerëzit që kanë ecur në këtë rrugë

"E dashur Migena,
Me shumë mirënjohje dua të ndaj me ty ndikimin që kanë pasur seancat tona të konstelacioneve familjare në jetën time.

Pas 6 seancash përgjatë këtyre gjashtë muajve, ndjej se kam bërë një udhëtim të thellë e transformues brenda vetes. Në mënyrë të veçantë, marrëdhënia ime me mamanë – që prej kohësh ka qenë një burim dhimbjeje dhe vështirësie – ka marrë një formë krejtësisht të re. Është si të kem hequr një perde që më ka mbajtur të lidhur me një dhimbje të heshtur, dhe tani po i afrohem asaj me më shumë qetësi, kuptim dhe dashuri.

Çdo seancë më ka ndihmuar të shoh më qartë dinamikat e padukshme që më kanë ndikuar, por edhe më ka dhënë hapësirë të ndjej, të lejoj dhe të pranoj. Procesi ka qenë herë i thellë e sfidues, herë çlirimtar dhe i butë. Por mbi të gjitha, ka qenë sherues.

Jam thellësisht mirënjohëse për praninë tënde të qetë, të sigurt dhe mbështetëse gjatë këtij procesi. Falë mënyrës si ti e udhëheq këtë punë kaq të ndjeshme, unë munda të lejoja zemrën time të hapej dhe të mësonte të falte, të pranonte dhe të rilidhej me rrënjët e mia.

Faleminderit që më ndihmove të shëroj marrëdhënien me mamanë – dhe nëpërmjet kësaj, të shëroj edhe një pjesë të vetes që për shumë kohë kishte nevojë për dashuri.

Faleminderit ?
Ah se harrova, shihemi ne dasem!"

Lexo më shumë

A.

Tiranë, Shqipëri

“Kur nisa kostelacionin tim të parë, çdo pjesë e imja – zemra, shpirti, sistemi nervor, unë vetë – ishin të shembura përtokë. Gjithmonë shkoja drejt vdekjes. Por seancë pas seance, avash-avash, fillova t’i mbledh copëzat e mia, t’i ngre nga toka, derisa një ditë ato filluan të qëndronin vetë në këmbë. Sot mund të them me bindje se ja kam dalë. Sigurisht që puna me veten nuk mbaron kurrë, por sot unë qëndroj fort, e dua jetën dhe e dua veten. Për këtë jam thellësisht mirënjohëse vetes, Migenes që ka qen shumë e duruar me mua dhe çdo personi që ka marrë pjesë në kostelacionet e mia – edhe kur rolet e tyre kanë qenë të vështira për t’u përjetuar. Falë jush, sot e shoh botën dhe veten me dashuri.

Ja sugjeroj çdo personi qe ndihet pa shpresë, i humbur, i rraskapitur nga jeta, i dorëzuar të fillojë te punojë me veten, te bëjë kostelacione sepse aty e sheh jetën tënde si një film që të shkund mirë dhe të bën ta marrësh prap jetën në dorë. Migena te falenderoj nga shpirti A Ps [....] Une jua sugjeroj realisht por sme degjojnë kanë frikë të punojnë me veten → Me pretendimin gjoja skam lekë. Dhe vuuuu lekë me ilace dhe doktorra [...] Une kam 1 vit e ca nuk me dhemb me gje nuk semurem spi kokrra, dhe kete i them un punoj me veten ju pini suplementa, ilace, ikni neper doktorra, gjithsecili e di vete si te shpenzoje ose me mire invesyoje per veten. Une i provova ilacet i pash si me bene u bera si gur si dru as qaja as qeshja as ndjeja me gje derisa e kuptova qe Po bija vetem Po bija ne humnere hodha ilacet dhe i thash njerezve te mi duke qare me denese mos me zini me doktorr me goje fjalen neurolog sdua ta degjoj me. Sapo me kishte nderruar jete daja dhe ishim te mbledhur aty te gjithe. Piva 1 muaj antidepresive. Ishte shenje qe fillo puno me veten, une nuk arrija dot te perpunoja ne trurin tim ikjen e mamit, ngarkesa e shtepise me ra mua komplet, e vetmja gje qe mendoja ishte po une cdua qe jetoj akoma"

Nenvizoj qe sjam kundra doktorave dhe ilaceve (as antidepresantet) me kushtin qe varet si i perdorim: duhet te jen gjithmonë ne sherbim te sherimit . Jam kundra kur i perdorim per te zevendesuar. (Ne nje postim tjeter do e flas me gjate)
Nenvizoj dhe diçka tjeter: personi ka ber terapi dhe me persona te tjere pasi qe un i thash qe un nuk beja dot me gjë per të.

24-8-25

Lexo më shumë

F.

Tiranë, Shqipëri

"Konstelacionet familjare janë për mua një experience gati mistike.

Kështu më është dukur në fillim, kur jam futur si përfaqësuese e dikujt që ka bërë konstelacion familjar.

Me kalimin e kohës kam kuptuar se përfshirja në konstelacion të jep shumë më tepër sesa vajtja tek një psikolog, pasi tek ky i fundit ti shprehesh duke u nisur nga llogjika jote, ndërsa konstelacioni ka "jetën e vet" dhe ti e sheh shumë më qartë situatën nga ku nxjerr mësime.

Gjithashtu, nga konstelacionet kupton se nuk duhet ta shohësh veten si viktim të rrethanave, thjesht është pjesë e procesit të rritjes personale duke krijuar mekanizma të rinj për të parë realitetin tënd apo familjar.

Migena është një facilitator/udhëzuese me një intuitë të jashtëzakonshme, shumë e kujdesshme në të shprehur dhe të bëhet si një person që e njeh prej shumë kohësh.

Fati ndihmon të guximshmit dhe ndihem me fat që punoj bashkë me të për rritjen time personale “

Nenvizoj qe teknikat holistike nuk zevendesojne figurat mjekesore por gjithmonë e më shume kerkohet integrimi se nuk mjaftojne.

10-6-2024

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

"Pershendetje,

Po te bej nje rrefim te eksperiences time, une jam njeri qe besoj te energjite, shpirtrat….
jam rritur me nje mama qe i besonte shpirtit deri aty qe “refuzonte te shkonte ne varreza te e ema saj, dhe varrezat ishin budallik (sipas saj)me arsyetimin se ajo ishte e lidhur me shpirtin dhe energjine, e ne varr eshte nje trup pa shpirt e pa energji”.

Infon e pare per konstalacionin e kam marre nga shoqja ime qe kishte ndjekur dy seanca te ju(ajo e dinte qe une isha gati se me njeh shume mire).
Nuk e kuptoja kur me tregonte dhe me sygjeri show “Another self” ne Netflix.
Aty e kuptova komplet procesin, dhe filloi te me zgjohej kurioziteti.

Heren e pare e anullova, kisha frike, stepje, dyzim, ndjesi e perzier.
Heren e dyte, deri nje dite para prap hezitova, e gati per cancelim, me erdhen ne what’s app 5 postimet e mbremjeve, dhe ne fund te leximeve, pashe veten te perlotur.

Aty vendosa, do shkoj, jam gati!

Ate dite pashe dy konstalacionet e para, thosha me vete une nuk besoj se do mund te realizoj ndonje rol.

U zgjodha ne konstalacionin e trete ne rolin tim te pare, wow, perfshirje e menjehershme, mu duken 15 min si 2 min, ne rolin e pare perjetova (sipas rolit), nje bllokim, erresire dhe as nuk degjoja se ca behej ne salle, perhumbje totale.

Konstalacioni im, meqe skane kaluar akoma 21 dite ? shkurt.
Nje makth i perditshem qe me perndiqte qe mbas humbjes te njeriut tim me te dashur, Ne konstalacionin tim u vune disa role, dhe aty zbulova shume gjera, shume mardhenie te rendesishme qe kane nevoje per “pune”.

Te nesermen isha pak nervoze ne mengjes, dhe si e perhumbur, me pak muzike te bukur optimiste me kaloi.

POR, QE MBAS KONSTELACIONIT, MAKTHI ME ESHTE ZHDUKUR SI ME MAGJI. Jam komplet tjeter njeri.

Mezi po pres te rradhes."

P. S Gjithashtu me eshte zgjuar artikulimi, kurajo, besim, mendim.

28-1-24

Lexo më shumë

L.

Tiranë, Shqipëri

"Pershendetje Migena!
Dua te falenderoj qe sjell konstelacionet familjare edhe ne Shqiperi dhe te ndaj eksperiencen time edhe me te tjere qe mund t'i ndihmoje te sherojne plaget e tyre emocionale.
Te falenderoj edhe qe je kaq e dedikuar, e vemendshme, sensitive gjate konstelacioneve, por edhe qe di te ruash hapesiren ndaj asaj qe sheh dhe ndjen, qe zgjedh fjalet qe thua me dashuri dhe ndjeshmeri.
Une kam ndjekur nje rruge te gjate dhe me metoda te ndryshme sherimi energjie, qe secila ka sjelle padyshim perfitime per mua.
Pas kaq vitesh, ne eksperiencen time te pare te konstelacioneve ne grup me ty ne Tirane, duke qene e pranishme dhe duke pare e ndjere eksperiencat e te tjereve, arrita te kuptoj, te kem dhembshuri dhe te fal prinderit e mi qe nuk kane qene emocionalisht te pranishem asnjehere ne jeten time dhe te me japin dashurine qe kam pasur nevoje. Kjo ka krijuar shume plage tek une, me pasoja te gjata dhe ka ndikuar te marredheniet me veten dhe ato nderpersonale.
Padyshim qe ata kane dhene me te miren e tyre dhe kane sakrifikuar cdo gje per mua, por kane qene emocionalisht te padisponueshem gjate gjithe jetes.
Duke pare konstelacionet, kuptova se mami im nuk me ka dhene dot dashuri sepse nuk ka marre nga gjyshja dhe gjyshja nuk i ka dhene dashuri mamit sepse ka pasur traume te madhe duke humbur ne moshe shume te re vellain. Po ashtu babi im nuk me ka dhene dashuri sepse ka humbur nenen shume i vogel dhe i ati i traumatizuar nga humbja e bashkeshortes heret nuk arriti t'i jape dashuri femijeve.
Arrita qe pervecse t'i shoh, t'i ndjej ne shpirt te gjitha keto vuajtje dhe te mirekuptoj cdo gje qe ka ndodhur me falje dashuri dhe dhembshuri.
Kjo me ka ndihmuar shume qe te rivendos marredhenie me te forta me prinderit dhe te jem me e bute dhe e dashur ndaj tyre. Por tashme, per rrjedhoje edhe ata me mua.
Uroj me zemer qe edhe te tjere te gjejne kurajon te perballen me ato qe kane kaluar per t'i lene njehere e mire pas dhe per te hapur zemren ndaj dashurise per veten, jeten, prinderit dhe te tjereve qe na rrethojne, t'i shohim si qenie drite, qe edhe ata kane pasur eksperiencat e tyre jo te lehta.

Sa me shume njerez te sheruar e te lumtur, aq me e bukur do behet jeta per te gjithe ne."

09-2023

Lexo më shumë

A.

Tiranë, Shqipëri

"Kjo seance e konstelacionit individual ka qene transformuese mbi pritshmerite e mija dhe Qe kur nisi, edhe pse online, mbylla syte dhe isha e perfshire 100% ne ate perjetim. Me duket sikur sheruam bashke nje teme aspekt te forte te jetes time qe asnje forme sherimi me perpara skishte arritur ta sillte ne siperfaqe ne ate menyre.

Edhe pse ka kaluar 1 jave akoma ndiej punen e forte qe kemi bere dhe transformimi i brendshem po procesohet jo vetem edo

dite, por cdo ore te dites. Mezi pres seancen nr 2!"

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

"Ndërgjegjësime të reja po depërtojnë brenda meje. Kam filluar të kuptoj thellësisht shumë gjëra të cilat, deri më tani, i kisha rrokur vetëm në nivel racional. Tashmë ato janë pjesë e pashlyeshme e jetës sime.
Kam filluar të MANIFESTOJ në jetën time falë një rrënjosjeje (radicamento) të fortë të qenies sime.
Hellinger pohon: 'Pa rrënjë nuk fluturohet!' dhe unë e kam provuar në lëkurën time vërtetësinë e këtyre fjalëve. Kam filluar të vë në praktikë atë që deri më tani e kisha vetëm studiuar.
Kur e gjithë kjo realizohet dhe manifestohet, ti je në 'rrjedhë' (flow) dhe gjithçka ndodh sepse duhet të ndodhë."

Lexo më shumë

D.

Itali

"Ne fillim kam vujt shum prej ankthit dhe kam qen shum e mbyllur si me njerzit ashtu ne raport me meshkujt ne pergjithsi me jeten, pas shum punve te kostalcioneve sot jam shum e qet dhe me mire ne raport me meshkujt dhe me sociale ne jet dike filluar hapat e mi ne nji pun te mire dhe socalizuar me shum pa pas frik te flas dhe t jem e ndrojtur "

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

"Konstelacionet nuk i kam provuar por per Migenen di tiu them qe eshte njeri fantastik, me pozitivitet dhe po ben nje pune qe jo te gjithe mund ta bejne. E ka fuqine e duhur per te bere kete pune te veshtire por te bekuar.

Shume grounded dhe e zonja ne ate qe ben"

Lexo më shumë

Arber Mingo

Tiranë, Shqipëri

"Tema ishte marrëdhënia konfliktuale me vajzen.

Ne grup punuam me 6 breza duke nisur nga vajza e saj.

Klientja e ketij review pati këtë ndryshim pas 1 seance individuale dhe 1 ne grup.

Ka raste që duhen më shumë seanca per të arritur rezultatin e deshiruar.

Nuk është nje rregull sasia; varet sa gati është klienti dhe shpirti i vet.

Mbas kaq shume kohesh vajza ime me korkoi qe te bisedojme per gabimet e te shkuares, ti pranojme ato te falim njera tjetren dhe me dhuroi nje trendafil te bardhe paqeje per te sheruar marredhenien me te cmuar & unike NENE & BIJE.
Falenderoj Migenën, Kostelacionet & sistemin tim familjar dhe grupin e mrekullueshen te asaj dite"

03/06/24

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

"Konstelacioni ka "jetën" e vet dhe ti e sheh shumë më qartë situatën nga ku
nxjerr mësime. Gjithashtu, nga konstelacionet kupton se nuk duhet ta shohësh veten si viktim të rrethanave, thjesht është pjesë e procesit të rritjes personale duke krijuar mekanizma të rinj për të parë realitetin tend apo familjar"

10.6.24

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

"Kostelacioni edhe pse e bera vetem si pjesemarrese..me beri fillimisht te punoja me femijen time te brendshem..pastaj ne nje menyre te pashpjegueshme me lidhi me gjyshen nga babai e cila nuk jeton me dhe me beri te kuptoj sa afer jam me te...gjithashtu brenda 21 diteve me erdhi pergjigje per nje analize gjaku (qe kishte bere motra ime lidhur me origjinen)...edhe kjo I dha pergjigje shume gjerave.. duket si e pashpjegueshme por ai qe e ka ndertuar ka qene gjeni..marresheniet e mia ne pergjithesi jane permiresuar.."

10/06/2024

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

"Costelacioni është një teknikë e cila të tregon atë që fshihet pas një ngjarje apo pas një cikli përsëritje në jetë, të cilit nuk i jep shpjegim Ilogjik. Kam bërë disa seanca në grup dhe efektet janë parë në: përmirësim i marrëdhënieve me familjen, ndërprerje të disa cikleve përsëritëse në jetë, marrja e rolit tim në familje dhe çdo marrdhënie tjetër.

Faleminderit"

11/06/2024

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

"Konstelacioni ne grup me ka ndihmuar te kuptoj qe jemi te gjithe njesoj, disa me probleme me te renda e disa me pak. Nuk jemi te vetmit me ndjesite qe kemi.

Ndersa konstelacioni personal me ka dhene nje mendjekthjellesi dhe force per tu perballjur dhe pranuar situatat e mia. I jam mirrnjohese Migenes per punen e saj dhe deshiren qe ka per te ndihmuar"

11/06/2024

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

"Para disa kohësh vendosa të bëj një kostelacion për macet

Ndryshim i madh.. si njoh më.

Janë bërë më të afrueshme, kanë filluar të flasin (në gjuhën e tyre).

kërkojnë vëmendje 24/24 Janë bërë më të afrueshme me njerëzit (më parë ishte e pa mundur) Ndonjëherë më duket sikur po shndërrohen në sjellje njerëzore."

01/07/2024

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

"Personalisht kam pasur disa shperthime inati, lodhje fizike ditet e para por qe I kalova me sukses.

Tani jam me e qete dhe situatat qe krijohen gjithmon te me kan filluar I menaxhoje me shume qetesi e dashuri duke mos nderhyr me acarimin e motres as ne situatat qe nuk krijohen nga une .Thjesht i le gjerat te rrjedhin

E po shikoj shume ndryshine per mire jo veten te vetja ime por edhe te babi dhe motra, e kjo pjes me bene te jem shume me e qete

Po shikoj me gjakftohtesi , me e shkeputur nga emocionet veprimet e mija, besoj se tani po rritem shpirterisht e po largohem pak nga pak nga të dy duke lejuar te marri secili pergjegjesit e vera.

Te falenderoj pafund

Dhe gjeja me e rendesishme:  per here te pare , pas gjithe kto vite,  kam fjetur ...dhe jo vetem.
 Por e kam bere gjumin e qete . E kisha harruar cdo te thoshte te shplodheshe

Pikërisht kështu, dy herët e para si pjesëmarrëse kam ndjerë lodhje të madhe fizike. Por në vazhdimësi, kam vënë re të kundërtën, sa më shumë e lejoj të punohet pa u munduar të analizoj ndjesitë, situatat në kostelacion e çdo gjë trupore që ndjehet si e panjohur aq më shumë rezultat po shof edhe vetëm në rolin e pjesëmarrëses. Kurse përsa i përket temës personale, kostelacioni për mua është teknika më e mirë për të punuar çka mendja, trupi etj nuk na lejon për arsye të rezistencave dhe frikërave te brendshme. Qartësia që më jep kostelacioni duke më treguar rezistencat e brendshme më tregon sa të kota dhe bllokuese janë këto rezistenca dhe sa pak më përkasin.

Dhe më ndihmon të heq shtresa kushtëzimi duke iu afruar gjithmonë e shumë vetes sime reale.

Kam shumë kohë që bëj konstelacione. Një teknikë që i përshtatet kaq mirë qënies time në këtë jetë. Fundjava qe e gjatë dhe plot dinamika, ama sot qe një ditë nga ato që do rrijë gjatë në kujtimet e mia.

Kur njerëzit bëhen bashkë për të shëruar, s'ka mrekulli më të madhe.

Bindem dita ditës se sa njerëz të bukur ka ky vend!

Falenderim nga për çdo ditë bashkë."

04.07.2024

Lexo më shumë

Anonim

Tiranë, Shqipëri

Lidhu me Mua

Lokacioni

Tiranë, Shqipëri
Kosovë
Itali