Konstelacionet Familjare

Një hapësirë pune me konstelacione sistemike familjare dhe dëgjimin trupor, për të eksploruar dinamikat familjare dhe individuale

Rruga Ime

Lehtësuese e Konstelacioneve Familjare

Quhem Migena Kadëna, jam me origjinë nga Gjirokastra dhe jetoj në Itali prej vitit 2001. Që nga viti 2011 i jam përkushtuar një rrugëtimi të rritjes personale dhe profesionale në fushën e Kostelacioneve Familjare dhe të zhvillimit të brendshëm, duke u formuar me terapistë, psikologë dhe trajnerë të ndryshëm në Itali...

Një intervistë me mua:

Çfarë janë Konstelacionet Familjare?

Shiko videon ku shpjegohet se çfarë janë →

Shiko videon ku shpjegohet se çfarë janë ↓

Shërbimet e Mia

Fizikisht

Çdo të Martë, Mërkurë & Enjte

Fizikisht

90 minuta

Çdo të Martë, Mërkurë & Enjte

Online

90 minuta

Gjatë fudjavës në datat e caktuara:
Zbulo datat tek kalendari

8 orë

Zëra Transformimi

Histori nga njerëzit që kanë ecur në këtë rrugë

Pyetje të Shpeshta (FAQs)

Merr përgjigje për pyetjet e zakonshme rreth punës me konstelacione familjare, seancave dhe çfarë mund të presësh gjatë udhëtimit tënd.

Konselacionet familjare janë një metodë përvojore që eksploron dinamika të fshehura brenda sistemeve familjare. Ato ndihmojnë të shihen nyje emocionale, role dhe besnikëri të padukshme që mund të ndikojnë në jetën e një personi. Ky proces sjell ndërgjegjësim dhe perspektiva të reja, duke favorizuar një kuptim më të thellë të vetes dhe marrëdhënieve. Nuk zëvendësojnë një trajtim psikologjik apo mjekësor, por mund ta plotësojnë atë si një mjet për rritje personale.

Numri i seancave të nevojshme për të arritur rezultate me konstelacionet familjare ndryshon nga personi në person. Çdo individ ka një histori unike, me ritme dhe procese të brendshme të ndryshme, prandaj nuk është e mundur të përcaktohet paraprakisht sa seanca do të mjaftojnë. Edhe një profesionist nuk mund ta parashikojë këtë, sepse rruga përshtatet me nevojat dhe ritmin personal. E rëndësishme është të dëgjosh veten dhe të ecësh me butësi, duke lejuar që puna të zhvillohet natyrshëm.

Seancat individuale zhvillohen si online ashtu edhe me prezencë në Tiranë. Seancat në grup zhvillohen vetëm me prezencë, në Tiranë ose në vende të tjera që përcaktohen herë pas here, sipas nevojave organizative.

Puna me konstelacione familjare zhvillohet në një ambjent të sigurt dhe mbështetës. Jam e trajnuar në praktika të ndjeshme dhe krijoj një hapësirë ku mund të eksplorosh në ritmin tënd. Ti gjithmonë kontrollon sa thellë dëshiron të shkosh dhe ne punojmë vetëm me atë që është e përballueshme për ty.

Nuk është e nevojshme që anëtarë të tjerë të familjes të marrin pjesë në seanca. Në konselacionet familjare, edhe përfaqësimi simbolik i të afërmve mjafton për të evidentuar dinamikat dhe marrëdhëniet e fshehura. Kjo lejon të punohet mbi lidhjet dhe emocionet në mënyrë të sigurt, duke respektuar privatësinë dhe ritmin e çdo pjesëmarrësi.

Seanca e parë fillon me një bisedë rreth arsyeve që të kanë sjellë tek puna me konstelacione. Diskutojmë rreth sfondit tënd familjar dhe shqetësimeve aktuale. Më pas vendosim një konstelacion duke përdorur përfaqësues ose objekte simbolike.

Nuk ka nevojë për ndonjë përgatitje të veçantë. Mund të reflektosh për modelet ose marrëdhëniet familjare që dëshiron të eksplorosh, por kjo nuk është e detyrueshme. Mund te na ndihmoje pak hetimi per ngjarjet me te rendesishme ne sistem. Unë do të të udhëheq gjatë gjithë procesit në seancë.

Lidhu me Mua

Lokacioni

Tiranë, Shqipëri
Kosovë
Itali