
"Një anije në port është e sigurt, por anijet nuk janë ndërtuar për këtë qëllim..."
- Migena Kadëna
Rruga Ime
Lehtësuese e Konstelacioneve Familjare
Quhem Migena Kadena, jam me origjinë nga Gjirokastra dhe jetoj në Itali prej 2001. Që nga viti 2011 i jam përkushtuar një rrugëtimi të rritjes personale dhe profesionale në fushën e Kostelacioneve Familjare dhe të zhvillimit të brendshëm, duke u formuar me terapistë, psikologë dhe trajnerë të ndryshëm në Itali.
Në vitin 2019 fillova formimin në “Kostelacione Familjare me çlirim trupor”, që më çoi drejt zhvillimit të seancave individuale dhe në grup në Itali, Shqipëri dhe Kosovë që prej vitit 2020.
Aktualisht vazhdoj formimin tim në Kostelacione Familjare dhe integrim psikologjik, si edhe në rrugë të ndryshme të zhvillimit të brendshëm. Organizoj seanca dhe seminare të Kostelacioneve Familjare me një qasje sistemike dhe trupore, të përqendruar në ndërgjegjësim dhe ekuilibër të brendshëm.
Një intervistë me mua:

