Marrëdhënia në Çift: Dhënia dhe Marrja në Një Marrëdhënie

“Unë të dua ty dhe çfarë na udhëzon mua dhe ty”

Kur takojmë dashurinë ne jetojmë një nga periudhat më të bukura të jetës tonë dhe shpesh është një nga qëllimet ose qëllimi kryesor që mbajmë në zemër.

Marrëdhënia në çift (që synon rritjen personale) është marrëdhënia e zgjedhjes dhe është një marrëdhënie e barabartë mes dy të rriturve pasi dy personat këtu kanë të drejta dhe detyra të barabarta, dinjitet të barabartë dhe përgjegjësi të barabartë. Prandaj nuk ka çekuilibër midis prindit që jep dhe fëmijës që merr, por ekuilibri midis dhënies dhe marrjes krijohet midis partnerëve.

Baza për një marrëdhënie të shëndetshme është pranimi dhe respektimi i diversitetit të njëri-tjetrit (si roli, personaliteti, gjinia, origjina…). Mbi këto themele mund të ndërtohet një marrëdhënie “e shëndetshme”.

Por kur ndeshemi me dashurinë, ne nuk jemi vetëm në marrëdhënie me burrin ose gruan, por edhe me sistemin e tyre familjar (fisi, familja origjinale). Edhe ata janë të ndryshëm, por shpesh nuk pranohen dhe respektohen.

Ekuilibri gjendet  duke hequr dorë nga një pjesë e vlerave të familjes së origjinës, në përfshirjen e disa vlerave të tjetrës dhe në krijimin e vlerave të reja me partnerin, në familjen e re.

Në marrëdhëniet ne cift burri ka diçka që i mungon gruas dhe gruaja ka diçka që i mungon burrit. Ata janë të barabartë në aftësinë e tyre për të dhënë dhe nevojën e tyre për të marrë. Në këtë nivel jan  plotësisht te barabartë. Ashtu si barazia në këtë nivel vendoset në mënyrë shumë të saktë, ashtu duhet të zbatohet edhe në nivele të tjera.

..duhet t’i besoni njëri-tjetrit. Nga kjo rrjedh se unë mund t’i jap tjetrit vetëm aq shumë sa ai mund ose dëshiron të ma kthejë. Nëse e mposhtni atë, ai/ajo do të duhet të largohet.

Mënyra më e mirë për të trajtuar dhënien dhe marrjen në një marrëdhënie cifti? Tjetrit i kërkohet diçka konkrete. Pra jo “të lutem, më duaj më shumë”, që nuk është konkrete, por: “të lutem rri gjysmë ore me mua”. Në këtë mënyrë ai, pas gjysmë ore, e di se e ka përmbushur lutjen tuaj. Por nëse thoni “qëndro gjithmonë me mua”, ai / ajo nuk do ta dijë kurrë se kur e ka plotësuar lutjen tuaj dhe do të ndihet i pushtuar nga një kërkesë e tepruar.

Në Kostelacioni familjare, kur punohet në marrëdhëniet në çift, familjet e origjinës shpesh hyjnë në lojë, pasi të gjithë ne, përpara se të jemi në çift, jemi fëmijë të prindërve me të cilët jemi thellësisht të lidhur dhe kjo lidhje krijon besnikëri që manifestohet në “ngatërresa”.(irretimenti in italiano /entanglement, in inglese ).

Mirëpo, kur dashuria mbaron dhe kemi edhe fëmijë, shpeshherë marrim me vete shumë dhimbje ose e shkaktojmë pak a shumë në mënyrë të pavetëdijshme.

Fëmijët shpesh pengohen dhe ndihen të detyruar të zgjedhin midis njërit prind. Duke vepruar kështu, ata marrin nga dashuria vendin e prindit (babait ose nënës) që është larguar, duke krijuar kështu çrregullim në sistem.

Kur diçka shkon keq mes prindërve, fëmijët e kërkojnë fajin tek vetja. Ndaj është një lehtësim i madh për fëmijët nëse prindërit thonë: “ne si çift kemi vendosur të ndahemi. Por ne jemi gjithmonë prindërit tuaj dhe ju jeni gjithmonë fëmijët tanë “

Pas ndarjes, fëmijët duhet të shkojnë te prindi që, nëpërmjet fëmijëve, respekton më shumë ish partnerin.

Nëpërmjet kostelacioni familjare zgjidhen nyjet që marrim për dashuri. Vetëm në këtë mënyrë mund të fillojmë të jetojmë një jetë të së cilës ne jemi vetëm krijues dhe përgjegjës për zgjedhjet tona.

Artikuj të Tjerë

Migena Kadëna

Bukuria dhe madhështia e vuajtjes Ka një bukuri tragjike në lejimin e vetes për të vuajtur, edhe kur ajo që del në …

Migena Kadëna

Gjithmonë e më shumë drejtohen tek une njerëz për të afërmit me probleme psikiatrike. Konstelacionet (grupore ose individuale) nuk mund të bëhen …

Migena Kadëna

Sot dua të shpjegoj disa koncepte si: ndërbreza (intergenerazionale), transgjeneracionale (transgenerazionale), brezore (generazionale), dhe të jap disa ide mbi teknika të tjera …