Këtu nuk Rregullojmë: Ne Kalojmë Përmes

Bukuria dhe madhështia e vuajtjes

Ka një bukuri tragjike në lejimin e vetes për të vuajtur, edhe kur ajo që del në sipërfaqe është dhimbje.
Nuk bëhet fjalë për të kërkuar vuajtjen, por për të ndaluar shmangien e saj, për t’i dhënë hapësirë asaj që prej kohësh kërkon të shihet dhe të njihet: të ndalojmë së kundërshtuari dhe të pranojmë të kalojmë përmes përvojës, si nga një valë/dallgë që nuk kërkon leje.

Në këtë lëshim nuk ka dobësi, por një besnikëri të thellë ndaj jetës ashtu siç është, në tërësinë e saj.

Në Shqipëri, tokë që njeh peshën e kujtesës dhe të rezistencës, trupi nuk gënjen: ai mban atë që nuk ka mundur të shprehet.

Në punën me trupin dhe me sistemin familjar, zbulojmë shpesh se dhimbja nuk është një gabim: është një kujtesë, një lëvizje e ndërprerë, një lidhje që ka kërkuar besnikëri. Kur e lejojmë të shfaqet, ajo nuk na shkatërron — përkundrazi, fillon të shkrihet.

Shumë prej nesh kanë mësuar të mbijetojnë duke prerë ndjeshmërinë: kemi buzëqeshur, kemi funksionuar, kemi mbajtur jetën së bashku duke prerë rrënjët më të thella të emocioneve. Është një strategji e kuptueshme, por ka një kosto të padukshme: humbjen e vitalitetit, të pranisë, të kontaktit autentik me veten dhe me të tjerët. Është një buzëqeshje që qetëson, por që nuk lind më nga zemra: është rezultati i një heqjeje dorë, jo i një shërimi.

Atëherë pyetja lind, e pashmangshme: me çfarë çmimi ndodh kjo arratisje?

Çmimi është një varfërim i ngadaltë i brendshëm. Duke shmangur dhimbjen, shmangim edhe thellësinë; duke pasur frikë plagën, heqim dorë nga mundësia e autenticitetit. Kështu përfundojmë të paaftë për t’u dhuruar plotësisht, jo vetëm sepse kemi vuajtur, por sepse kemi ndaluar së ndjeri. Pasioni nuk ruhet duke e mbajtur të mbrojtur: ai konsumohet pikërisht kur mohohet.

Kush e pret ndjeshmërinë e vet për t’u mbrojtur, përfundon duke iu paraqitur botës i zbrazët, me një zemër që ka mësuar të mbijetojë, por jo më të banojë vërtet marrëdhëniet. Dhe kur dikush vjen, gjen një hapësirë tashmë të rraskapitur, të paaftë për të pritur, sepse gjithë energjia është shpenzuar në përpjekjen për të mos vuajtur.

Megjithatë, në trup ajo që është përjashtuar vazhdon të jetojë. Trupi e di saktësisht ku është ndërprerë lëvizja. E di ku ka mbetur frika, ku zemërimi, ku dashuria e mbajtur për besnikëri ndaj sistemit.

Tensionet, lodhja, bllokimet e frymëmarrjes tregojnë histori që nuk kanë pasur kurrë hapësirë. T’i dëgjosh nuk do të thotë të mbetesh i ngujuar në të kaluarën, por t’i kthesh sistemit një lëvizje më të lirë. Të kalosh përmes nuk do të thotë të rijetosh traumën, por të ndalosh së ikuri nga ajo që kërkon të njihet.

Era, këtu në Shqipëri, vjen nga deti dhe nga malet. Ajo sjell me vete histori të lashta, forcë, heshtje. Nëse të çrregullon, është sepse diçka duhet të lëvizë. Në një hapësirë të sigurt, të mbështetur, mund t’i lejosh erës të hyjë përsëri. Trupi e di sa të hapet, e di kur të ndalet.

Dhimbja nuk është gjithmonë një armik: shpesh është shenja se diçka e vërtetë ka trokitur. Lejoje erën të hyjë përsëri, edhe nëse mund të trazojë atë që besoje se ishte në rregull. Pikërisht në çrregullim, ndonjëherë, zbulohen pjesët më autentike të vetes sonë.

Të jetosh deri në pikën e fundit nuk do të thotë të humbasësh në dhimbje, por të njohësh atë që është, ta lejosh të përfundojë dhe, më pas, ta lësh të shkojë. Është në këtë kalim që ndjeshmëria kthehet në një burim dhe jo më në një barrë. Jo sepse dhimbja është e dëshirueshme, por sepse ajo është e pandashme nga të qenit gjallë.

Sepse të ndjesh, kur je i shoqëruar dhe i mishëruar në trup, është akti i parë i vërtetë i shërimit.

Këtu nuk vijmë për të rregulluar atë që është thyer.
Nuk premtojmë zgjidhje të shpejta, as një lumturi të pastër dhe të rregullt.

Këtu kalojmë përmes.

Këtu nuk kërkojmë të kuptojmë.
Kërkojmë prani.

Të ndjesh është e vetmja rrugë që nuk tradhton.
Dhe kush qëndron, zbulon se të kalosh përmes nuk shkatërron: rikthen.

Artikuj të Tjerë

Migena Kadëna

Gjithmonë e më shumë drejtohen tek une njerëz për të afërmit me probleme psikiatrike. Konstelacionet (grupore ose individuale) nuk mund të bëhen …

Migena Kadëna

Sot dua të shpjegoj disa koncepte si: ndërbreza (intergenerazionale), transgjeneracionale (transgenerazionale), brezore (generazionale), dhe të jap disa ide mbi teknika të tjera …

Migena Kadëna

Siç them gjithmonë gjatë seminareve, kur punojmë për lekun, fluksi i parasë varet nga marrëdhënia me prindërit! Pra marrja është e lidhur …