Konstelacionet dhe Trashëgimia Transgjeneracionale

Sot dua të shpjegoj disa koncepte si: ndërbreza (intergenerazionale), transgjeneracionale (transgenerazionale), brezore (generazionale), dhe të jap disa ide mbi teknika të tjera që punojnë me trashëgimitë e transmetuara në sistemin familjar.

Trauma brezore (generazionale): Trauma e përjetuar nga individë brenda të njëjtit brez.

Trauma ndërbreza (intergenerazionale): Trauma e përjetuar nga një brez, e transmetuar te brezat pasardhës. Ndodh kur pasojat psikologjike të një traume të përjetuar nga një brez transmetohen dhe ndikojnë te brezat që vijnë më pas.

Trauma transgjeneracionale (transgenerazionale): E ngjashme me traumën ndërbreza, por shpesh shtrihet duke prekur komunitete ose grupe të tëra. Këtu përvojat e transmetuara janë të paimagjinueshme dhe nuk janë të pajisura me kuptim apo përpunim simbolik.

Në transmetimin ndërbreza (intergenerazionale), përvojat psikike të transmetuara janë të përpunuara nga një brez, dhe për këtë arsye mund të merren dhe transformohen nga brezi tjetër.

Në transmetimin transgjeneracional, përvojat e transmetuara janë të pamendueshme dhe të papërpunuara; ndodh një ndërthurje midis brezave dhe hapësirave emocionale, ku përmbajtjet nuk kanë mundur të shtjellohen dhe transformohen. Ajo që transmetohet nuk është introjektuar, por më tepër është inkorporuar.

Disa nga teknikat që punojnë me këto trauma janë:

  • epigjenetika
  • pema gjenealogjike
  • psikogjenealogjia
  • genosociogrami
  • terapia transgjeneracionale
  • konstelacionet familjare

Secili mund ta gjejë veten, në mënyrë më të fortë ose më të lehtë, në njërën prej këtyre qasjeve.
Hulumtimin dhe mirëkuptimin ia lë secilit prej jush.

Konstelacionet, në veçanti, punojnë me gjithçka që është transgjeneracionale.

Meqenëse teknika e konstelacioneve është një sintezë e teknikave të ndryshme, unë e konsideroj atë si një nga qasjet më të plota.

Megjithatë, lind një pyetje thelbësore:
A është fati ynë i paracaktuar që në fillim, i formësuar nga ata që kanë ardhur para nesh?
Natyrisht, përgjigjja është jo.

Ajo që kemi trashëguar shprehet përmes nesh, duke marrë formën që i japim ne me individualitetin, zgjedhjet, ëndrrat dhe historinë tonë personale.
Gjithçka qëndron në dëshirën për të kërkuar të vërtetat tona, për t’u hapur ndaj vetes dhe për të zbuluar trashëgiminë tonë emocionale.

Migena Kadëna

Artikuj të Tjerë

Migena Kadëna

Bukuria dhe madhështia e vuajtjes Ka një bukuri tragjike në lejimin e vetes për të vuajtur, edhe kur ajo që del në …

Migena Kadëna

Gjithmonë e më shumë drejtohen tek une njerëz për të afërmit me probleme psikiatrike. Konstelacionet (grupore ose individuale) nuk mund të bëhen …

Migena Kadëna

Siç them gjithmonë gjatë seminareve, kur punojmë për lekun, fluksi i parasë varet nga marrëdhënia me prindërit! Pra marrja është e lidhur …