Gjithmonë e më shumë drejtohen tek une njerëz për të afërmit me probleme psikiatrike.
Konstelacionet (grupore ose individuale) nuk mund të bëhen për ata me probleme psikiatrike. (Qe pijnë ilaçe).
Nuk mund të bëhen as për ata që marrin droge.
Kjo është për shkak se ilaçe ose barna të tilla ndryshojnë perceptimin e pacientit për realitetin.
Ky ndryshim ndodh në të tre nivelet: vizuale, nuhatëse dhe dëgjimore.
Por kjo ndodh edhe në nivelin e trupit fizik (i cili anestezohet me ilaçet që ata marrin) dhe në nivelin e humorit.
Ilaçet “shtyjnë poshtë” emocionet, pra përpiqen t’i menaxhojnë ato; nëse do të punonim me kostelacione, do t’i nxirrnim këto emocione dhe për këtë arsye do të ishim në kundërshtim me ilacet psikotrope; klienti (psikiatrik) nuk do ta përballonte, nuk do ishte e shëndetshme për të.
Konstelacionet familjare shkojnë për të punuar në hollesi dhe absolutisht nuk mund të tretin hollesine holistike/energjitike/spiritualr sepse kanë një frekuencë të ulët pasi ndihen keq (për shkak të emocioneve të pafundme etj.).
Hellinger ndalonte punën me pacientët psikiatrikë, por edhe me gratë shtatzëna, gratë gjidhënëse dhe fëmijët.
Ne keto raste mund te punoje djali/vajza qe ai/ajo te gjeje nje vend ne bote dhe te jetoje jeten e tij/saj pa marre persiper kete fat… po ashtu eshte e sigurt qe ne menyre indirekte kjo eshte mirë për pjesën tjetër të sistemit familjar, duke përfshirë pacientin psikiatrik.
Shpesh, ajo që kanë kaluar, ka qenë e tepërt për pacientët psikiatrikë dhe atyre u është dashur të ikin nga trupi i tyre fizik.
Herë të tjera është sistematike dhe për këtë arsye trashëgohet për shumë arsye (p.sh. të tjerët në sistem kanë pasur të njëjtin problem ose të ngjashëm).
Për këta pacientë psikiatrikë rekomandoj masazh sakrale kraniale sepse funksionon në trup, sepse funksionon në organet e brendshme dhe ndihmon shumë në çlirimin fizik.
Një person psikiatër ose dikush që merr drogë nuk ka vetëdije të mjaftueshme për të bërë kostelacione, ndërsa kraniosakralja mund të jetë ideale sepse funksionon në të pandërgjegjshme por shkarkon në nivelin e sistemit nervor dhe visceral.
Mund të provoni, shumë butësisht me ta. Un mund t’ju jap kontakte.
Nëse ai do të punonte me këtë lloj teknikë (konstelacionet) do të kërkonte një detoksifikimi shumë të gjatë, që do të zgjaste shumë vite.
Vetëm duke rifituar kontaktin me trupin e tyre do mund të punojne me energjinë, shpirtin, frymen që e lëviz atë.
Nëse nuk ka lidhje me keto pjesë të siperme, krijohen dëme të mëtejshme.
Dhe kjo është këshille dhe për teknika te tjera.
Të afërmit (zakonisht fëmijët) i keshilloj që të vazhdojnë të punojnë me veten për të përfituar plotësisht nga jeta e tyre, për ta marrë në dore plotësisht jetën që u kanë dhënë prindërit.
Nëse ai e bën këtë, në një nivel energjik ata mendojnë se ju po merrni jetën dhe ata janë më mirë, ata janë të lumtur sepse ndihen të nderuar.
Migena Kadëna

