Siç them gjithmonë gjatë seminareve, kur punojmë për lekun, fluksi i parasë varet nga marrëdhënia me prindërit! Pra marrja është e lidhur me mamanë dhe dhënia me babain.
Marrëdhënia me mamanë përfaqëson bollëkun. Mamaja ka energji femërore në marrje.
Pra , se sa shumë lekë na futen në jetë varet nga marrëdhënia që kemi dhe që kemi patur me të, varet nga sa je ndjerë ose ndihesh e / i dashur dhe si ti e ke perceptuar këtë dashuri në të vërtetë.
Ndërsa marrëdhënia me babain na thotë se sa ne dimë ti mbajmë dhe si ne i shpenzojmë ato. Këtu kemi energji mashkullore në menaxhim dhe dhënie.
Shumë persona dinë të bëjnë lek me lehtësi, por këto “zhduken” apo shpenzohen shumë shpejt. Duhet të punojnë me babain!
Prandaj punohet tek prindërit!
Tjetër arsye: ndodh që kemi ngelur fëmijë dhe vazhdojmë shikojmë prindërit me sytë e fëmijës së brendshëm, kemi inat me prindërit sepse nuk kanë qenë siç i dëshironim ne.
Kush shikon prindërit, kush jeton tek prindërit dhe nuk shikon( ose merr ) jetën e tij, ngelet fëmijë dhe nuk rritet. Pra nuk ka nevojë për lek! (një fëmijë nuk ka nevojë për lek.. po ashtu edhe për partner!!)
Çështja mund të jetë individuale (arsyet që shpjegova sipër) ose sistemike.
Mund te jetë sistemike për shembull:
– në sistemin familjarë është bërë një padrejtësi (një pjesëtar ka vjedhur lek ose pasuri për shembull) dhe kjo duhet shlyer.
Prandaj në sistemin familjar zgjidhet një anëtar i familjes për t’a shlyer atë borxh dhe ai humbet gjithmonë lek (jep lek borxh dhe nuk I kthehen më, humbet lek, luan bixhoz …)
– shpesh herë ne jemi besnik duke vazhduar së qenuri të pasur ose të varfër si familja: lindim në një familje të pasur ose të varfër dhe për besnikëri do vazhdojnë të bëjnë lek ose të mos keni lek si familja jonë.
Ka plot raste, persona që mund të njihni që bëjnë me një thjeshtësi shumë të madhe lek, pa shumë lodhje ose forcë edhe pse personi nuk ka aftësi shumë të mëdha ose përgatitje.
Nga ana tjetër ka persona që punojnë shumë deri në rraskapitje dhe prapë nuk vjen leku.
Ka raste që bëjmë shumë lek per të qenë ndryshe nga familja jonë (por ne kete raste, rralle e shijojme ose e humbasim).
Eshte dhe nje aspekt tjeter per tu nenvizuar: leku eshte energji. Leviz gjithmone dicka. Sa me shume ka perkushtim, aq me shuhme energji ka paraja qe na vjen ne jete , me te vetmin kusht qe te jet i barabarte me punen qe ti ben. Nuk i thone kot atij llafit ne Shqiperi “si e fiton e harxhon lekun” ose “ si futet ashtu dhe del leku”
Vlerësimi i vetes, ose mos vlerësimi, ka të bëj me marrëdhënien me babain.
Mënyra si ti shfaqesh në botë, se sa vlen, ka te bëj me atë. Pra babai lidhet me të gjitha ato aspektet e jetës që na prezantojnë në botë, na nxjerrin jashtë.
Nëse nuk arrin te flasësh, të shfaqesh në publik, të mos vendosësh kufinjtë, të mos thuash jo, të mos kërkosh atë që do dhe për të cilën ke nevojë duhet të punosh me marrëdhënien me babain. Duhet te riekuilibrosh marrëdhënien me të!
Të gjitha këto që shpreha sipër lidhen me e energjinë mashkullore që vjen nga babai.
Shpesh herë gjatë seminareve fjala shëruese ka qenë PËR TY HIDHEM NË HALE, I DASHUR BABAI IM! E di që duket pak e çuditshme.
Është një fjalë që kam thënë unë vetë në një kostelacion kur përfaqësoja një kliente. Terapeuti e mbylli kostelacionin për 3 minuta pasi unë thash këtë fjalë (klienti vazhdonte sillej si fëmijë duke pritur akoma një baba perfekt). Ky klient pas 1 viti arriti më në fund të shfaqej në botë dhe tani punon si terapeute. Është shumë e fuqishme!
Kur pranojmë babain për aq sa ka mundur, për aq sa ka qenë aty, rritemi.
Për të arritur këtu duhet të pranojmë dhe inatin që kemi, duhet të prekim dhimbjen.
Nuk ndodh vetëm sepse ti e vendos me mendje ta pranosh se të duhen lek!
Tek vlerësimi i vetes, nuk duhet harruar ndikimi i fortë që ka mamaja. Një nënë tepër prezente që nuk njeh figurën mashkullore të babait, na heq energjinë mashkullore. Pra mund të na futen shumë lek për shembull, por nuk do dim ti manaxhojmë, ose mund të kemi një punë të mirë por nuk arrijmë të afirmohemi tek ajo punë për shembull.
Do publikoj një shkrim të Bert Hellinger mbi këtë temë (këtë pjesën e fundit).
Ps. Nënvizoj se materialet që unë shkruaj janë të kontestualizuara me teknikën e kostelacioneve.
Migena Kadëna

