
Mini Retreat 03 & 04 Tetor 2026
Retreat i Konstelacioneve Familjare
Tema: Fëmija i Brendshëm
3–4 Tetor | Tiranë
Pas edicionit të parë, të zhvilluar tre vite më parë, vendosa ta rikthej këtë retreat çdo vit në një format më të përmbledhur, por më intensiv: 2 ditë të plota pune sistemike, të dedikuara atyre që dëshirojnë të thellojnë rrugëtimin e tyre.
Tema kryesore e këtij retreati është Fëmija i Brendshëm.
Shumë nga vështirësitë që përjetojmë në jetën e rritur – në marrëdhënie, në mënyrën si e shohim veten, në kufijtë, në frikëra apo në ndjenjën e mungesës – e kanë rrënjën në përvojat tona të hershme. Përmes punës sistemike do të krijojmë hapësirë për të takuar këtë pjesë të vetes me më shumë vetëdije.
Rreth kësaj teme do të zhvillohen konstelacionet dhe ushtrimet e dy ditëve. Në varësi të nevojave të grupit mund të trajtohen edhe tema si:
- marrëdhënia me nënën;
- marrëdhënia me babanë;
- 9 muajt e shtatzënisë dhe lindja;
- kufijtë dhe aftësia për të thënë “po” dhe “jo”;
- marrja dhe dhënia;
- dashuria e fëmijës dhe dashuria e të rriturit;
- zemra;
- tema të tjera që do të lindin gjatë punës.
Ky nuk është një seminar hyrës. Është një hap i mëtejshëm për ata që tashmë e njohin metodën dhe janë të gatshëm të punojnë në një nivel më të thellë.
Retreati është i rezervuar vetëm për persona që flasin shqip dhe që kanë tashmë eksperiencë me Konstelacionet Familjare.
Nuk pranohen pjesëmarrës fillestarë ose persona që nuk kanë bërë më parë konstelacione, pasi ritmi dhe thellësia e punës janë menduar për ata që kanë tashmë një bazë të metodës.
Data: 3–4 Tetor
Orari: 09:00 – 18:00
Vendi: Tiranë
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar (nr 12) , për të garantuar cilësinë e punës dhe hapësirën e nevojshme për secilin.
